Add parallel Print Page Options

51 Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të ngre një erë shkatërruese kundër Babilonisë dhe kundër banorëve të Leb Kamait.

Do të dërgoj kundër Babilonisë disa të huaj që do ta kontrollojnë dhe do ta zbrazin vendin e saj, sepse në ditën e fatkeqësisë do të sulen mbi të nga të gjitha anët.

Mos lini që ai, i cili nder harkun ta shtrijë atë apo të ngrihet në parzmoren e tij. Mos kurseni të rinjtë e saj, vendosni shfarosjen e tërë ushtrisë së saj.

Kështu ata do të bien të vrarë në vendin e Kaldeasve dhe të shpuar nëpër rrugët e Babilonisë.

Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë qënë braktisur nga Perëndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithëse vendi i tyre ishte plot me faje kundër të Shenjtit të Izraelit".

Ikni nga mesi i Babilonisë dhe të shpëtojë secili jetën e tij, shikoni të mos të shkatërroheni në paudhësinë e saj. Sepse kjo është koha e hakmarrjes së Zotit; ai do të japë shpërblimin e drejtë.

Babilonia ishte në duart e Zotit një kupë ari që dehte tërë tokën; kombet kanë pirë nga vera e saj, prandaj kombet kanë rënë në kllapi.

Papritmas Babilonia ra, u shkatërrua. Vajtoni për të, merrni balsam për dhembjen e saj; ndofta mund të shërohet.

Ne dëshironim ta shëronim Babiloninë, por ajo nuk është shëruar. Braktiseni dhe të shkojmë secili në vendin e vet, sepse gjykimi i saj arrin deri në qiell dhe ngrihet deri te retë.

10 Zoti ka bërë të triumfojë çështja jonë e drejtë. Ejani, të tregojmë në Sion veprën e Zotit, Perëndisë tonë.

11 Mprehni shigjetat, rrokni mburojat. Zoti ka zgjuar frymën e mbretërve të Medasve, sepse qëllimi i tij kundër Babilonisë është shkatërrimi i saj, sepse kjo është hakmarrja e Zotit, hakmarrja e tempullit të tij.

12 Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisë. Përforconi rojet, vendosni shigjetarë, përgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atë që ka thënë kundër banorëve të Babilonisë.

13 O ti që banon pranë ujërave të mëdha, të pasura në thesarë, fundi yt erdhi, fundi i fitimeve të tua të padrejta.

14 Zoti i ushtrive i është betuar në veten e tij: "Unë do të të mbush me njerëz si miza që do të ngrenë kundër teje britma lufte".

15 Ai ka bërë tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarësinë e tij.

16 Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai bën që të ngjiten avujt nga skajet e tokës, prodhon rrufetë për shiun dhe e nxjerr erën nga depozitat e tij.

17 Çdo njeri atëherë bëhet budalla, pa njohuri, çdo argjendar ka turp për shëmbëlltyrën e tij të gdhendur, sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër, dhe nuk ka frymë jetësore në to.

18 Janë kotësi, vepra mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre do të zhduken.

19 Trashëgimia e Jakobit nuk është si ata, sepse ai ka sajuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zoti i ushtrive.

20 "Ti je për mua një çekiç, një mjet lufte; me ty do të shtyp kombet, me ty do të shkatërroj mbretëritë;

21 me ty do të copëtoj kalë dhe kalorës, me ty do të copëtoj qerre dhe karrocier;

22 me ty do të copëtoj burrë dhe grua, me ty do të copëtoj plak dhe fëmijë, me ty do të copëtoj të riun dhe virgjëreshën;

23 me ty do të copëtoj bariun dhe kopenë e tij, me ty do të copëtoj katundarin dhe pendën e tij të qeve, me ty do të copëtoj qeveritarët dhe gjykatësit.

24 Por unë do t’i shpërblej Babiloninë dhe tërë banorët e Kaldesë për tërë të keqen që i kanë bërë Sionit para syve tuaj," thotë Zoti.

25 "Ja ku jam kundër teje, o mal i shkatërrimit," thotë Zoti, "ti që shkatërron tërë tokën. Unë do të shtrij dorën time kundër teje, do të të rrokullis poshtë nga shkëmbinjtë dhe do të të bëj një mal të djegur.

26 Nga ti nuk do të merren më as gurë të qoshes, as gurë themeli, por ti do të bëhesh një shkreti përjetë, thotë Zoti.

27 Ngrini një flamur në vend, bjerini borisë midis kombeve; përgatitni kombet kundër saj, thirrni të mblidhen kundër saj mbretëritë e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emëroni kundër saj një komandant. Bëni që të përparojnë kuajt si karkaleca të kreshtë.

28 Përgatitni kundër saj kombet, me mbretëritë e Medisë, me qeveritarët e tij, me të gjithë gjykatësit dhe tërë vendet e zotërimeve të tij.

29 Toka do të dridhet dhe do të mbajë zi, sepse planet e Zotit kundër Babilonisë do të realizohen, për ta katandisur vendin e Babilonisë në një shkreti, pa banorë.

30 Trimat e Babilonisë kanë hequr dorë nga lufta; kanë mbetur në fortesat e tyre; forca e tyre është ligështuar, janë bërë si gra. U kanë vënë zjarrin banesave të saj, shulet e portave të tyre janë thyer.

31 Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t’i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;

32 vahet që mund të kalohen më këmbë janë zënë, kënetat janë në flakë dhe luftëtarët janë të tmerruar.

33 Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Bija e Babilonisë është si një lëmë në kohën që shkelet; edhe pak dhe do të vijë për të koha e korrjes".

34 "Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, na ka gëlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si një enë bosh; na ka gëlltitur si një dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona të shijshme, na ka përzënë.

35 Dhuna e ushtruar kundër meje dhe mishit tim rëntë mbi Babiloninë," do të thotë banori i Sionit. "Gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë," do të thotë Jeruzalemi.

36 Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të mbroj çështjen tënde dhe do ta kryej hakmarrjen tënde. Do të bëj që të thahet deti i saj dhe të shterojë burimi i saj.

37 Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë.

38 Ata do të vrumbullijnë bashkë si luanë, do të skërmitin dhëmbët si këlyshët e luanit.

39 Kur të kenë vapë, do t’u jap të pijnë, do t’i deh që të kënaqen dhe të flenë një gjumë të përjetshëm, pa u zgjuar më," thotë Zoti.

40 Unë do t’i bëj të zbresin në kasaphanë si qengja, si desh bashkë me cjeptë.

41 Vallë si u pushtua Sheshaku dhe u fitua lavdia e tërë dheut? Vallë si u bë Babilonia një shkreti midis kombeve?

42 Deti ka dalë përmbi Babiloninë; ajo është mbytur nga zhurma e valëve të tij.

43 Qytetet e saj janë bërë një mjerim, një tokë e zhuritur, një shkreti, një vend ku nuk banon askush dhe nëpër të cilin nuk kalon asnjë bir njeriu.

44 Unë do të ndëshkoj Belin në Babiloni dhe do të nxjerr nga goja e tij atë që ka gllabëruar dhe kombet nuk do të bashkohen më me të. Madje edhe muret e Babilonisë do të rrëzohen.

45 Dil nga mesi i saj, o populli im, dhe secili të shpëtojë jetën e tij përpara zemërimit të zjarrtë të Zotit.

46 Zemra juaj mos u ligështoftë dhe mos u trembni nga lajmet që do të dëgjohen në vend, sepse një vit do të vijë një lajm dhe vitin tjetër një lajm tjetër. Do të ketë dhunë në vend, sundues kundër sunduesit.

47 Prandaj ja, do të vijnë ditët në të cilat unë do të ndëshkoj figurat e gdhendura të Babilonisë; tërë vendi do të mbulohet me turp dhe tërë të plagosurit për vdekje do të rrëzohen në mes të saj.

48 Atëherë qiejt, toka dhe çdo gjë që është në to do të ngazëllejnë mbi Babiloninë, sepse shkatërruesit do të vijnë kundër saj nga veriu," thotë Zoti.

49 Ashtu si Babilonia bëri që të rrëzohen të plagosurit për vdekje të Izraelit, kështu në Babiloni do të rrëzohen të plagosurit për vdekje të të gjithë vendit.

50 Ju, që keni shpëtuar nga shpata, nisuni, mos u ndalni; mbani mend që nga larg Zotin, dhe Jeruzalemi t’ju kthehet në zemër.

51 Na vjen turp të dëgjojmë sharjen, turpi ka mbuluar fytyrën tonë, sepse disa të huaj kanë hyrë në shenjtoren e shtëpisë të Zotit.

52 "Prandaj ja, do të vijnë ditët," thotë Zoti, "në të cilat unë do të dënoj figurat e tij të gdhendura dhe në tërë vendin e tij do të rënkojnë të plagosurit për vdekje.

53 Edhe sikur Babilonia të ngjitej deri në qiell, edhe sikur ta bënte të pakapshme forcën e saj të lartë, nga ana ime do të vijnë kundër saj disa shkatërrimtarë," thotë Zoti.

54 Zhurma e një britme po vjen nga Babilonia, e një shkatërrimi të madh nga vendi i Kaldasve.

55 Sepse Zoti po shkatërron Babiloninë dhe bën që të pushojë zhurma e saj e madhe; valët e tyre gumëzhijnë, zhurma e zërit të tyre po ngrihet.

56 Shkatërrimtari në fakt erdhi kundër saj, kundër Babilonisë; trimat e saj janë kapur, harqet e tyre janë copëtuar, sepse Zoti është Perëndia i shpërblimeve; ai do t’i shpërblejë me siguri.

57 Unë do t’i deh princat e saj, njerëzit e urtë të saj, qeveritarët e saj, nëpunësit e saj, dhe trimat e saj dhe kështu do të bëjnë një gjumë të përjetshëm dhe nuk do të zgjohen më," thotë Mbreti, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.

58 Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Muret e gjëra të Babilonisë do të prishen krejtësisht, portat e saj të larta do të digjen me zjarr; kështu popujt do të kenë punuar për asgjë dhe kombet do të jenë munduar vetëm për zjarrin".

59 Urdhri që profeti Jeremia i dha Serajahut, birit të Neriahut, bir i Mahsejahut, kur shkoi në Babiloni me Sedekian, mbretin e Judës, në vitin e katërt të mbretërimit të tij. Serajahu ishte shefi i Çambelanëve.

60 Kështu Jeremia shkroi në një libër tërë të këqiat që do të pësonte Babilonia, tërë këto fjalë që janë shkruar kundër Babilonisë.

61 Dhe Jeremia i tha Serajahut: "Kur të arrish në Babiloni, ki kujdes t’i lexosh tërë këto fjalë,

62 dhe do të thuash: "O Zot, ti ke thënë për këtë vend se do ta shkatërroje, dhe se nuk do të mbetej në të më asnjëri, qoftë njeri apo kafshë, por do të bëhej një shkreti e përjetshme".

63 Pastaj, kur të kesh mbaruar së lexuari këtë libër, do të lidhësh mbi të një gur dhe do ta hedhësh në mes të Eufratit,

64 dhe do të thuash: "Kështu do të mbytet Babilonia dhe nuk do të ngrihet më nga fatkeqësia që unë do të sjell mbi të; dhe ata do të jenë të rraskapitur"". Deri këtu fjalët e Jeremias.

51 This is what the Lord says:

“See, I will stir(A) up the spirit of a destroyer
    against Babylon(B) and the people of Leb Kamai.[a]
I will send foreigners(C) to Babylon
    to winnow(D) her and to devastate her land;
they will oppose her on every side
    in the day(E) of her disaster.
Let not the archer string his bow,(F)
    nor let him put on his armor.(G)
Do not spare her young men;
    completely destroy[b] her army.
They will fall(H) down slain in Babylon,[c]
    fatally wounded in her streets.(I)
For Israel and Judah have not been forsaken(J)
    by their God, the Lord Almighty,
though their land[d] is full of guilt(K)
    before the Holy One of Israel.

“Flee(L) from Babylon!
    Run for your lives!
    Do not be destroyed because of her sins.(M)
It is time(N) for the Lord’s vengeance;(O)
    he will repay(P) her what she deserves.
Babylon was a gold cup(Q) in the Lord’s hand;
    she made the whole earth drunk.
The nations drank her wine;
    therefore they have now gone mad.
Babylon will suddenly fall(R) and be broken.
    Wail over her!
Get balm(S) for her pain;
    perhaps she can be healed.

“‘We would have healed Babylon,
    but she cannot be healed;
let us leave(T) her and each go to our own land,
    for her judgment(U) reaches to the skies,
    it rises as high as the heavens.’

10 “‘The Lord has vindicated(V) us;
    come, let us tell in Zion
    what the Lord our God has done.’(W)

11 “Sharpen the arrows,(X)
    take up the shields!(Y)
The Lord has stirred up the kings(Z) of the Medes,(AA)
    because his purpose(AB) is to destroy Babylon.
The Lord will take vengeance,(AC)
    vengeance for his temple.(AD)
12 Lift up a banner(AE) against the walls of Babylon!
    Reinforce the guard,
station the watchmen,(AF)
    prepare an ambush!(AG)
The Lord will carry out his purpose,(AH)
    his decree against the people of Babylon.
13 You who live by many waters(AI)
    and are rich in treasures,(AJ)
your end has come,
    the time for you to be destroyed.(AK)
14 The Lord Almighty has sworn by himself:(AL)
    I will surely fill you with troops, as with a swarm of locusts,(AM)
    and they will shout(AN) in triumph over you.

15 “He made the earth by his power;
    he founded the world by his wisdom(AO)
    and stretched(AP) out the heavens by his understanding.(AQ)
16 When he thunders,(AR) the waters in the heavens roar;
    he makes clouds rise from the ends of the earth.
He sends lightning with the rain(AS)
    and brings out the wind from his storehouses.(AT)

17 “Everyone is senseless and without knowledge;
    every goldsmith is shamed by his idols.
The images he makes are a fraud;(AU)
    they have no breath in them.
18 They are worthless,(AV) the objects of mockery;
    when their judgment comes, they will perish.
19 He who is the Portion(AW) of Jacob is not like these,
    for he is the Maker of all things,
including the people of his inheritance(AX)
    the Lord Almighty is his name.

20 “You are my war club,(AY)
    my weapon for battle—
with you I shatter(AZ) nations,(BA)
    with you I destroy kingdoms,
21 with you I shatter horse and rider,(BB)
    with you I shatter chariot(BC) and driver,
22 with you I shatter man and woman,
    with you I shatter old man and youth,
    with you I shatter young man and young woman,(BD)
23 with you I shatter shepherd and flock,
    with you I shatter farmer and oxen,
    with you I shatter governors and officials.(BE)

24 “Before your eyes I will repay(BF) Babylon(BG) and all who live in Babylonia[e] for all the wrong they have done in Zion,” declares the Lord.

25 “I am against(BH) you, you destroying mountain,
    you who destroy the whole earth,”(BI)
declares the Lord.
“I will stretch out my hand(BJ) against you,
    roll you off the cliffs,
    and make you a burned-out mountain.(BK)
26 No rock will be taken from you for a cornerstone,
    nor any stone for a foundation,
    for you will be desolate(BL) forever,”
declares the Lord.

27 “Lift up a banner(BM) in the land!
    Blow the trumpet among the nations!
Prepare the nations for battle against her;
    summon against her these kingdoms:(BN)
    Ararat,(BO) Minni and Ashkenaz.(BP)
Appoint a commander against her;
    send up horses like a swarm of locusts.(BQ)
28 Prepare the nations for battle against her—
    the kings of the Medes,(BR)
their governors and all their officials,
    and all the countries they rule.(BS)
29 The land trembles(BT) and writhes,
    for the Lord’s purposes(BU) against Babylon stand—
to lay waste(BV) the land of Babylon
    so that no one will live there.(BW)
30 Babylon’s warriors(BX) have stopped fighting;
    they remain in their strongholds.
Their strength is exhausted;
    they have become weaklings.(BY)
Her dwellings are set on fire;(BZ)
    the bars(CA) of her gates are broken.
31 One courier(CB) follows another
    and messenger follows messenger
to announce to the king of Babylon
    that his entire city is captured,(CC)
32 the river crossings seized,
    the marshes set on fire,(CD)
    and the soldiers terrified.(CE)

33 This is what the Lord Almighty, the God of Israel, says:

“Daughter Babylon(CF) is like a threshing floor(CG)
    at the time it is trampled;
    the time to harvest(CH) her will soon come.(CI)

34 “Nebuchadnezzar(CJ) king of Babylon has devoured(CK) us,(CL)
    he has thrown us into confusion,
    he has made us an empty jar.
Like a serpent he has swallowed us
    and filled his stomach with our delicacies,
    and then has spewed(CM) us out.
35 May the violence(CN) done to our flesh[f] be on Babylon,”
    say the inhabitants of Zion.
“May our blood be on those who live in Babylonia,”
    says Jerusalem.(CO)

36 Therefore this is what the Lord says:

“See, I will defend your cause(CP)
    and avenge(CQ) you;
I will dry up(CR) her sea
    and make her springs dry.
37 Babylon will be a heap of ruins,
    a haunt(CS) of jackals,
an object of horror and scorn,(CT)
    a place where no one lives.(CU)
38 Her people all roar like young lions,(CV)
    they growl like lion cubs.
39 But while they are aroused,
    I will set out a feast for them
    and make them drunk,(CW)
so that they shout with laughter—
    then sleep forever(CX) and not awake,”
declares the Lord.(CY)
40 “I will bring them down
    like lambs to the slaughter,
    like rams and goats.(CZ)

41 “How Sheshak[g](DA) will be captured,(DB)
    the boast of the whole earth seized!
How desolate(DC) Babylon will be
    among the nations!
42 The sea will rise over Babylon;
    its roaring waves(DD) will cover her.
43 Her towns will be desolate,
    a dry and desert(DE) land,
a land where no one lives,
    through which no one travels.(DF)
44 I will punish Bel(DG) in Babylon
    and make him spew out(DH) what he has swallowed.
The nations will no longer stream to him.
    And the wall(DI) of Babylon will fall.

45 “Come out(DJ) of her, my people!
    Run(DK) for your lives!
    Run from the fierce anger(DL) of the Lord.
46 Do not lose heart(DM) or be afraid(DN)
    when rumors(DO) are heard in the land;
one rumor comes this year, another the next,
    rumors of violence in the land
    and of ruler against ruler.
47 For the time will surely come
    when I will punish the idols(DP) of Babylon;
her whole land will be disgraced(DQ)
    and her slain will all lie fallen within her.(DR)
48 Then heaven and earth and all that is in them
    will shout(DS) for joy over Babylon,
for out of the north(DT)
    destroyers(DU) will attack her,”
declares the Lord.

49 “Babylon must fall because of Israel’s slain,
    just as the slain in all the earth
    have fallen because of Babylon.(DV)
50 You who have escaped the sword,
    leave(DW) and do not linger!
Remember(DX) the Lord in a distant land,(DY)
    and call to mind Jerusalem.”

51 “We are disgraced,(DZ)
    for we have been insulted
    and shame covers our faces,
because foreigners have entered
    the holy places of the Lord’s house.”(EA)

52 “But days are coming,” declares the Lord,
    “when I will punish her idols,(EB)
and throughout her land
    the wounded will groan.(EC)
53 Even if Babylon ascends to the heavens(ED)
    and fortifies her lofty stronghold,
    I will send destroyers(EE) against her,”
declares the Lord.

54 “The sound of a cry(EF) comes from Babylon,
    the sound of great destruction(EG)
    from the land of the Babylonians.[h]
55 The Lord will destroy Babylon;
    he will silence(EH) her noisy din.
Waves(EI) of enemies will rage like great waters;
    the roar of their voices will resound.
56 A destroyer(EJ) will come against Babylon;
    her warriors will be captured,
    and their bows will be broken.(EK)
For the Lord is a God of retribution;
    he will repay(EL) in full.
57 I will make her officials(EM) and wise(EN) men drunk,(EO)
    her governors, officers and warriors as well;
they will sleep(EP) forever and not awake,”
    declares the King,(EQ) whose name is the Lord Almighty.

58 This is what the Lord Almighty says:

“Babylon’s thick wall(ER) will be leveled
    and her high gates(ES) set on fire;
the peoples(ET) exhaust(EU) themselves for nothing,
    the nations’ labor is only fuel for the flames.”(EV)

59 This is the message Jeremiah the prophet gave to the staff officer Seraiah son of Neriah,(EW) the son of Mahseiah, when he went to Babylon with Zedekiah(EX) king of Judah in the fourth(EY) year of his reign. 60 Jeremiah had written on a scroll(EZ) about all the disasters that would come upon Babylon—all that had been recorded concerning Babylon. 61 He said to Seraiah, “When you get to Babylon, see that you read all these words aloud. 62 Then say, ‘Lord, you have said you will destroy this place, so that neither people nor animals will live in it; it will be desolate(FA) forever.’ 63 When you finish reading this scroll, tie a stone to it and throw it into the Euphrates.(FB) 64 Then say, ‘So will Babylon sink to rise no more(FC) because of the disaster I will bring on her. And her people(FD) will fall.’”(FE)

The words of Jeremiah end(FF) here.

Footnotes

  1. Jeremiah 51:1 Leb Kamai is a cryptogram for Chaldea, that is, Babylonia.
  2. Jeremiah 51:3 The Hebrew term refers to the irrevocable giving over of things or persons to the Lord, often by totally destroying them.
  3. Jeremiah 51:4 Or Chaldea
  4. Jeremiah 51:5 Or Almighty, / and the land of the Babylonians
  5. Jeremiah 51:24 Or Chaldea; also in verse 35
  6. Jeremiah 51:35 Or done to us and to our children
  7. Jeremiah 51:41 Sheshak is a cryptogram for Babylon.
  8. Jeremiah 51:54 Or Chaldeans