Add parallel Print Page Options

17 Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

"Bir njeriu, propozo një enigmë dhe i trego një shëmbëlltyrë shtëpisë së Izraelit, dhe thuaji:

Kështu thotë Zoti, Zoti: Një shqiponjë e madhe me fletë të mëdha dhe me pendë të gjata, e mbuluar me pupla të ngjyrave të ndryshme, shkoi në Liban dhe këputi majën e një kedri;

këputi degëzën e tij më të lartë, e çoi në një vend tregëtie dhe e vendosi në një qytet tregtarësh.

Pastaj mori pak farë të vendit dhe e mbolli në një arë pjellore; e vendosi këtë pranë ujrave të bollshme dhe e mbolli si një shelg.

Ajo u rrit dhe u bë një hardhi e madhe, por e ulët, degët e së cilës ishin kthyer nga shqiponja, kurse rrënjët ishin poshtë saj. Kështu u bë një hardhi që lëshoi degë dhe gjethe.

Por na ishte një shqiponjë tjetër e madhe, me ali të mëdha dhe me shumë pendë; dhe ja, kjo hardhi i ktheu rrënjët e saj drejt asaj dhe i shtriu degët e saj drejt asaj me qëllim që të vaditij nga brazda ku ishte mbjellë.

Ajo ishte mbjellë në një tokë të mirë, pranë ujrave të bollshme, me qëllim që të lëshonte degë, të jepte fryte dhe të bëhej një hardhi e mrekullueshme.

Thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A do të mund të shkojë mbarë? A nuk do t’i shrrënjosë shqiponja rrënjët e saj dhe nuk do t’i presë frytet e saj që ta lërë të thahet? Kështu tërë gjethet që ka do të thahen. Nuk do të duhet shumë forcë as shumë njerëz për ta shkulur me rrënjë.

10 Ja, ajo është e mbjellë. A mund të shkojë mbarë? Mos vallë do të thahet krejt kur do të preket nga era e lindjes? Do të thahet në brazdën ku ishte rritur!".

11 Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:

12 "I thuaj, pra, kësaj shtëpie rebele: Nuk e merrni vesh çfarë kuptimi kanë këto gjëra? U thuaj atyre: Ja mbreti i Babilonisë erdhi në Jeruzalem, zuri mbretin dhe krerët dhe i çoi me vete në Babiloni.

13 Pastaj mori një prej gjaku mbretëror, lidhi një besëlidhje me të dhe e vuri të betohet. Ai mori me vete edhe burrat e fuqishëm të vendit,

14 me qëllim që mbretëria të binte dhe jo të ngrihej, por, duke respektuar besëlidhjen e tij, të mund të ishte i qëndrueshëm.

15 Por ky u rebelua kundër tij duke dërguar ambasadorët e tij në Egjipt, me qëllim që t’i jepnin kuaj dhe shumë njerëz. A mund t’i shkojë mbarë, a mund të shpëtojë ai që ka bërë gjëra të tilla? A mund të shkelë besëlidhjen dhe megjithatë të shpëtojë?

16 Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti, Zoti, "ai do të vdesë në vendin ku rri mbreti që e ka bërë mbret dhe betimin e të cilit ai ka përçmuar duke shkelur edhe besëlidhjen, afër tij, në mes të Babilonisë.

17 Faraoni nuk do t’i japë ndihmë me ushtrinë e tij të fuqishme dhe me aq njerëz në luftë, kur do të ngrenë ledhe dhe do të ndërtojnë kulla për të shfarosur shumë jetë njerëzore.

18 Ai ka përçmuar betimin duke shkelur besëlidhjen; megjithatë, ja, mbasi dha dorën, ka bërë tërë këto gjëra. Ai nuk do të shpëtojë".

19 Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, betimin tim që ai ka përçmuar dhe besëlidhjen time që ai ka shkelur, do të bëj që të bien mbi kokën e tij.

20 Do të shtrij mbi të rrjetën time dhe do të kapet në lakun tim. Do ta çoj në Babiloni dhe aty do të ekzekutoj mbi të vendimin për tradhëtinë e kryer kundër meje.

21 Tërë ikanakët bashkë me formacionet e tij do të bien nga shpata, ndërsa ata që do të shpëtojnë do të shpërndahen në drejtim të të gjitha erërave. Kështu do të pranoni që unë, Zoti, kam folur".

22 Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të marr një degëz nga maja e kedrit më të lartë dhe do ta mbjell; nga maja e degëve të tij të reja do të këpus një degëz të njomë dhe do ta mbjell mbi një mal të lartë dhe të ngritur.

23 Do ta mbjell mbi malin e lartë të Izraelit; do të lëshoj degë, do të bëj fryte dhe do të bëhet një kedër i mrekullueshëm. Nën të do të banojnë zogj të çdo lloji; ata do të banojnë nën hijen e degëve të tij.

24 Kështu tërë drurët e fushës do të mësojnë se unë, Zoti, kam ulur drurin e lartë dhe kam ngritur drurin e ulët, kam bërë të thahet druri i gjelbër dhe të mbijë druri i thatë. Unë Zoti, kam folur dhe do ta bëj".

Two Eagles and a Vine

17 The word of the Lord came to me: “Son of man, set forth an allegory and tell it to the Israelites as a parable.(A) Say to them, ‘This is what the Sovereign Lord says: A great eagle(B) with powerful wings, long feathers and full plumage of varied colors came to Lebanon.(C) Taking hold of the top of a cedar, he broke off(D) its topmost shoot and carried it away to a land of merchants, where he planted it in a city of traders.

“‘He took one of the seedlings of the land and put it in fertile soil. He planted it like a willow by abundant water,(E) and it sprouted and became a low, spreading vine. Its branches(F) turned toward him, but its roots remained under it. So it became a vine and produced branches and put out leafy boughs.(G)

“‘But there was another great eagle with powerful wings and full plumage. The vine now sent out its roots toward him from the plot where it was planted and stretched out its branches to him for water.(H) It had been planted in good soil by abundant water so that it would produce branches,(I) bear fruit and become a splendid vine.’

“Say to them, ‘This is what the Sovereign Lord says: Will it thrive? Will it not be uprooted and stripped of its fruit so that it withers? All its new growth will wither. It will not take a strong arm or many people to pull it up by the roots.(J) 10 It has been planted,(K) but will it thrive? Will it not wither completely when the east wind strikes it—wither away in the plot where it grew?(L)’”

11 Then the word of the Lord came to me: 12 “Say to this rebellious people, ‘Do you not know what these things mean?(M)’ Say to them: ‘The king of Babylon went to Jerusalem and carried off her king and her nobles,(N) bringing them back with him to Babylon.(O) 13 Then he took a member of the royal family and made a treaty(P) with him, putting him under oath.(Q) He also carried away the leading men(R) of the land, 14 so that the kingdom would be brought low,(S) unable to rise again, surviving only by keeping his treaty. 15 But the king rebelled(T) against him by sending his envoys to Egypt(U) to get horses and a large army.(V) Will he succeed? Will he who does such things escape? Will he break the treaty and yet escape?(W)

16 “‘As surely as I live, declares the Sovereign Lord, he shall die(X) in Babylon, in the land of the king who put him on the throne, whose oath he despised and whose treaty he broke.(Y) 17 Pharaoh(Z) with his mighty army and great horde will be of no help to him in war, when ramps(AA) are built and siege works erected to destroy many lives.(AB) 18 He despised the oath by breaking the covenant. Because he had given his hand in pledge(AC) and yet did all these things, he shall not escape.

19 “‘Therefore this is what the Sovereign Lord says: As surely as I live, I will repay him for despising my oath and breaking my covenant.(AD) 20 I will spread my net(AE) for him, and he will be caught in my snare. I will bring him to Babylon and execute judgment(AF) on him there because he was unfaithful(AG) to me. 21 All his choice troops will fall by the sword,(AH) and the survivors(AI) will be scattered to the winds.(AJ) Then you will know that I the Lord have spoken.(AK)

22 “‘This is what the Sovereign Lord says: I myself will take a shoot(AL) from the very top of a cedar and plant it; I will break off a tender sprig from its topmost shoots and plant it on a high and lofty mountain.(AM) 23 On the mountain heights(AN) of Israel I will plant it; it will produce branches and bear fruit(AO) and become a splendid cedar. Birds of every kind will nest in it; they will find shelter in the shade of its branches.(AP) 24 All the trees of the forest(AQ) will know that I the Lord bring down(AR) the tall tree and make the low tree grow tall. I dry up the green tree and make the dry tree flourish.(AS)

“‘I the Lord have spoken, and I will do it.(AT)’”